Auto Dak
Auto Dak

Haradinaj: Srebrenica, ta ndjesh si boshnjak

Kryeministri Haradinaj tha se bota nuk duhet ta harrojë Srebrenicën. Duke bërë me dije një takim të tij me disa zyrtarë boshnjakë, shefi i qeverisë së Prishtinës tha se Kosova ka shumë arsye të ndjejë si Bosnja.

“Kosova bashkëndjen me popullin boshnjak për masakrën në Srebrenicë, që paraqet gjenocidin më të rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, në 24-vjetorin e këtij krimi të rëndë, prita në takim, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputeten Duda Balje, dhe ish-deputetin Xhezair Murati, në nderim të të gjithë atyre që humbën jetën mizorisht, më 11 korrik të vitit 1995.

Bota asnjëherë nuk duhet të heshtë për krimet kundër njerëzimit, sidomos karshi gjenocidit në Bosnjë dhe Kosovë.

Ne ende i kemi të freskëta plagët e masakrave në tërë vendin dhe solidariteti ynë me familjet e viktimave të Srebrenicës është i natyrshëm”, shkroi i pari i qeverisë së Kosovës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts