728 x 90 Leaderboard

Haradinaj: s’gjen kohë për lutjet shqiptare nga Veriu, fundjavat i kalon në bjeshkë

Nga Blendi Gashi

“Qytetarët e Veriut, garancë për sigurinë e tyre kanë institucionet e vendit” – është kjo një deklaratë e kryeministrit Haradinaj, atëkohë kur ia bënte pushtetit me sy. E sot, gjashtë muaj pasi udhëheq vendin si kryeministër, as nuk ka marrë mundimin ta hedhë këmbën në Veri. Bëhet fjalë për komunat nën pushtet serb ku jetojnë shqiptarë, si Mitrovica veriore, Leposaviqi e Zubin Potoku. Tre muaj më parë, ata i dërguan një kërkesë për t’i vizituar, por përgjigja e marrë ka qenë jo shumë entuziaste.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me ta marrë qeverisjen, ka treguar një gatishmëri për të vendosur një raport më të afërt me të gjitha komunat e vendit dhe kryetarët e tyre. Kësisoj, deri tash ka vizituar disa komuna të Kosovës. Përzgjedhja e komunave nuk është bërë duke bërë dallime etnike apo të regjioneve. Ka edhe shumë komuna që kanë mbetur pa u vizituar dhe që janë në plan, por që do të përshtatet agjenda e kryeministrit”, thuhet nga Zyra e tij e Shtypit.

Por ja që paska kohë: të shtunën e kaloi ditën në bjeshkët e Belegut, kurse të dielën së bashku me disa miq të tij vizitoi bjeshkët e Istogut.

Edhe javën e kaluar Ramushi gjeti kohë në “agjendën e ngjeshur” ku me familjen e tij ishte në bjeshkët e Rahovecit. E bëri vetë postimin duke ngrënë kifle.

Ç’tha Haradinaj në vizitën e fundit në Veri…

Hera e fundit kur Haradinaj shkeli në Veri, është vizita që bëri tek Ura e Ibrit, më 15 dhjetor të 2016-ës. Dhe si opozitar akuzonte qeverinë e atëhershme “Mustafa” se nuk po ka guxim të shkelë në Veri.

Ai vizitën e bëri gjatë kohës së ndërtimit të murit ilegal ku Mustafën e akuzoi dhe tolerues të ndërtimit të tij.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të justifikohet me asnjë gjë, sepse ishte shkaktari kryesor i ndërtimit të këtij muri, që tani po na harxhon kohë, nerva e mund që ta rikthejmë në një situatë të pranueshme”, pat deklaruar njeriu që sot udhëheq Kosovën. /tesheshi.com/

 

 

Related posts