Auto Dak
Auto Dak

Haradinaj pas takimit me Metën: Kushti ynë, lirimi i të burgosurve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi pas takimit me Kreun e Kuvendit Ilir Meta, i cili ka nisur një mision ndërmjetësimi në Prishtinë, se opozita kërkon që të lirohen menjëherë të “burgosurit politikë”: ndryshe nuk ka dialog.

Pas takimit, Haradinaj tha se Meta  “ishte i interesuar për ta gjetur një zgjidhje, e cila do ta kthente normalitetin e jetës institucionale. Ai ka thënë se do t’i dëgjojë të gjithë për ta parë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje”

Haradinaj  konfirmoi se Meta ndodhej në Prishtinë si negociator, i cili para se të jepte zgjidhjen do zhvillonte takime me të gjitha palët.

Nga ana e tij, Haradinaj shtoi se kishte prezantuar qëndrimin e tij se “ dalja nga gjendja e tashmë është anulimi i marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe lirimi i atyre, që janë të burgosur politikë”.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts