Haradinaj: Nuk do të ketë “Republika Dodik” në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel më 6 qershor në Berlin dhe se në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në parandalimin e “shtetit të Dodik” në Kosovë.

“Komuniteti i komunave serbe është një betejë e ardhshme. Të gjithë duhet të jenë të qartë se “Republikë e Dodik në Kosovë nuk do të ketë,” tha Haradinaj për televizionin T7, referuar Republika Srpska në Bosnje, e cila ka marrë revan politik nën udhëheqjen e nacionalistit Milorad Dodik.

Haradinaj gjithashtu pohon se në një samit të fundit të Berlinit, procesi i dialogut u transferua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Federica Mogherini tek Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron.

“Kjo do të thotë se nuk do të ketë surpriza, si propozimi për ndarjen ose korrigjimin e kufijve”, tha ai, dhe mohoi thashethemet se Gjermania mbështet liberalizimin e e vizave për Kosovën në këmbim të heqjes së taksave të Serbisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts