728 x 90 Leaderboard

Haradinaj në Selinë e Shenjtë: Vatikani, partneri ynë strategjik!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u takua të martën në Vatikan me Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin, dhe pas takimit deklaroi se Selia e Shenjtë kërkoi të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova po kërkon një partneritet diplomatik me Vatikanin dhe për këtë qëllim është një hap i nevojshëm që Selia e Shenjtë të njohë Kosovën,” shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj theksoi liritë fetare dhe orientimin euroatlantik si vlerë të padiskutueshme të Kosovës.

“Shteti i Kosovës është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit dhe një promotor i fqinjësisë së mirë. Vizita e sotme dhe pritja ceremoniale nga Kardinali Parolin, janë dëshmi e përkushtimit tonë drejt krijimit të një partneriteti strategjik me Vatikanin”, u shpreh kryeministri kosovar. /tesheshi.com/

 

 

Related posts