Haradinaj, më i ashpër se kurrë: kush luan me kufijtë, armik i Kosovës! (dhe një përgjigje Amerikës për taksën)

Kryeministri Haradinaj ka përcjellë ndoshta mesazhet më të ashpra kundër tezës së rishikimit të kufijve, e cila promovohet e mbrohet nga presidenti Thaçi. Këtë të fundit nuk e përmendi me emër, por duke duke iu referuar të kaluarës së tij si ish-komandant i UÇK-së, Haradinaj tha:

 “Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar me mbrojt Kosovën e 17 shkurtit. Kushdo tjetër që e cenon 17 Shkurtin, a ke djalë dëshmori, a luftëtar i dalluar, është armik i kombit tonë. Nëse dikush i vendit tonë e cenon, e hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës, i kombit të vet”, tha i pari i qeverisë së Kosovës gjatë një takimi me familjet e dëshmorëve në komunën e Deçanit.

Sipas tij, kush kërkoj lëvizjen e kufijve, bën lojën e Putinit, përfshirë dhe ndërkombëtarët.

“Edhe nëse është i jashtëm, e është mik, kush është ai mik që ka të drejtë të flas për tokën e vendit tim. Nuk është mik ai që e hap kufirin. Tema e hapjes së kufijve i përshtatet vetëm Vladimir Putinit. Kushdo i joni që bjen në këtë agjendë, është i rusit. Me ata që e prekin këtë Kosovë sa e kemi mbërri, i kam rrugët e ndara me ta, nuk e bëj asnjë hap me ta”, tha Haradinaj.

Ai ceku dhe çështjen e taksës, ku thirrjes tashme dhe të Amerikës për ta hequr, iu përgjigj folklorikisht.  “Amerika ka me na bërtit, dhe e bën me të drejtë. Por, këta knej, na kanë plas barkun kojshia. As nuk ka kërku falje, dhe vendos kushte për dialogun. Taksa është me rëndësi për neve si Kosovë, si shqiptarë. Taksa nuk hiqet deri në njohje”, deklaroi Haradinaj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts