Haradinaj konfirmon përplasjet me Mogherinin: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka hapur letrat për dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së, me ç’rast ka konfirmuar atë që shkruan mediat javë më parë se gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur përplasje me shefen për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherinin.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë më dialog me BE-në pa Amerikën, sepse sipas tij, Kosova nuk ka marrë asnjë benificion nga dialogu Prishtinë-Beograd.

“Nuk kemi heqë dorë nga liberalizimi i vizave. A është normale kur në fillim na thanë hajdeni në dialog se e keni instrument mu ba ma shpejt bashkë me BE-në. Kur shkojmë atje, s’kam qare pa i thanë Mogherinit, se na e keni shtu fusnotën dhe na keni izolu me demarkim të kufirit. Ju kam thanë se jeni dy këtu, jam status neutral se 5 vendet e BE-së nuk iu kanë njohur dhe po më thotë mu hajde me fol për status final, e si me ardh unë kur s’po më njeh. Unë po i them Amerikës je kanë këtu kur u kanë kiameti, i ke ndalë problemet. Sa i përket Amerikës, çështjet nuk mbyllën pa Amerikën. Kosova nuk do të ulet në tavolinë pa qenë Amerika, këtë le ta dinë të gjithë. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën. Me thanë që e ki demarkaimin, unë se kam kryer demaskimin me Serbinë, ose pse i kanë vizat ata tjerët, e jo ne. Kosova duhet me marrë të vetën në çdo proces, nuk jemi me i ndihmu proceset. Po na thonë mos u boni të kqi si ata, po shihe ku shkuan ata. Unë jam i bindur që në Kosovë ja vlen me komuniku tanë nër veti kur janë temat nacionale”, ka thënë Haradinaj. /tesheshi.com/