Auto Dak
Auto Dak

Haradinaj, goditje “xhudiste” në pragfushate: i bëhet krah trajneri i Majlinda Kelmendit

Kryeministri Haradinaj është lumturuar nga fakti se AAK-së së tij i është bashkuar Driton Kuka, trajneri i njohur i xhudos kosovare, njeriu që stërvit kampionen olimpike Majlinda Kelmendi.

“Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Kuka, ia atribuohen kalimit në AAK, cilësive që sipas tij ka Haradinaj.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë! Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj! Këto parime ishin vendimtare që t’i bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi! Kam miq në çdo parti politike dhe parimi im është bashkëpunimi për të mirë të vendit! Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka.

Të tilla zhvillime, ku partitë furnizohen me “gjak të ri”, janë të zakonshme në prag fushatash elektorale, siç pritet të ballafaqohet Kosova. /tesheshi.com/   

 

auto pjese dak

Related posts