Auto Dak
Auto Dak

KONFERENCA/ Haradinaj, etik me rezultatin por jo aq me fituesin: Albini, një mashtrim!

Dy ditë pas një humbjeje zhgënjyese në zgjedhje, kryeministri në largim Ramush Haradinaj doli para medias, ku, ashtu siç Kadri Veseli nga PDK, pranoi rezultatin pa asnjë pretendim.

“Aleanca, pra Koalicioni ynë, e pranon rezultatin zgjedhor, ashtu sipas të dhënave të KQZ-së. Është e padrejtë me dëmtua një proces kaq të mirë zgjedhor. Qytetari nuk na ka dhënë të drejtën me kriju qeverinë, u ka dhënë partive të tjera. I urojmë partitë tjera, edhe të parën edhe të dytën”, ka theksuar Haradinaj.

Megjithatë, ai pretendon se AAK-ja e tij shënoi rritje elektorale, edhe pse doli e katërta në renditjen e partive.

“Kemi 11.54%, sipas të dhënave të KQZ-zë. Nga trendi që shihet, pra ekziston një mundësi reale që ne afrohemi rreth 100 mijë vota. Ne i falënderojmë qytetarët për këtë besim. Është një rritje e ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Është rreth 35% rritje më shumë se në kohën kur ishim me LDK”, ka theksuar kreu i AAK-së.

Sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me Albin Kurtin, njeriun që do drejtojë Kosovën si kryeministër, Haradinaj e cilësoi njeriun që për një kohë bën të dy opozitarin(kundër demarkacionit) si mashtrues. “E dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Mendoj që gjithë kjo është mashtrim dhe i mbetet qytetarëve me vlerësua. Shpresoj që jam gabim”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se gjatë fushatës, Haradinaj e cilësoi Kurtin si një marksist, e se ai mund ta katandiste Kosovën në Kubë. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts