Auto Dak
Auto Dak

Hamtramck: qyteti me shumicë myslimane në SHBA që është vizituar dy herë nga Papa (video)

Hamtramck në Michigan, është e para qytezë në Shtetet e Bashkuara me një mazhorancë myslimane në Këshillin Bashkiak.

Për dekada të tëra ky qytet i vogël në hyrje të Detroitit ka qenë një vendbanim për minoritetet etnike polake, kryesisht të besimit katolik.

Por tashmë, Hamtramck numëron një popullsi prej 22 mijë banorësh, ku 60% e këtyre të fundit janë myslimanë, kryesisht me origjinë nga Bangladeshi, Jemeni dhe Bosnja.

Sipas një editoriali të Internazionale, shkak i këtij ndryshimi të raportit të popullsisë janë flukset emigruese të viteve të fundit, kryesisht nga vendet me mazhorancë myslimane.

Gjithkujt mund t’i bëjë përshtypje që në rrugët e një qyteze, në zemër të Shteteve të Bashkuara, të thirret ezani publikisht me altoparlant; por në Hamtramck ndodhen 12 xhami, të cilat mbushen çdo ditë nga qindra besimtarë.

Anëtarët myslimanë të Këshillit Bashkiak shprehen se pavarësisht situatës së pazakontë, ende nuk janë regjistruar raste konfliktesh apo tensioni mbi baza etnike apo fetare, edhe pse ka patur ankesa të tipit që në Hamtramck po provohet të pilotohen ligje që i përngjajnë sheriatit islam.


Pavarësisht frikës se në të ardhmen mund të lindin tensione, aktualisht të gjitha grupimet fetare zhvillojnë normalisht dhe në paqe ritet e tyre, në një qytet që mbetet i veçantë pasi vetë Papa Gjon Pali i II e ka vizituar dy here në të kaluarën. /tesheshi.com/

 

https://youtu.be/Awvur35c6Kw

auto pjese dak

Related posts