Halima, modelja ndryshe që theu pritshmëritë

Halima Aden është një modele 21 vjeçare e cila ka lindur në një kamp refugjatësh në Keni, dhe emigroi në SHBA qysh 6 vjeçe. Ndonëse me një fëmijëri me sfida, ajo u bë e para modele që zë ballinat e revistës Vogue duke pozuar ne shami për brendet si Nike dhe Yeezy.

Së fundmi, ajo ka dizajnuar me krenari 27 modele të shamive muslimane, duke u bërë person influencues i modës.

Ajo e konsideron veten si pjesë e rëndësishme e disporës somaleze, prej nga edhe e ka origjinën.

“Si një ish-refugjate, jam mjaft e vetëdijshme me gjithë çfarë përballen banorët e rinj, dhe prandaj jam këtu për të theksuar kontributin dhe punën e madhe që bëjmë të gjithë ne,” thotë Halima.

“Unë jam duke përjetuar një përvojë të mrekullueshme me modelingut, por nuk mohoj se nuk ka qenë sfiduese për mua. Të jesh modele me shami, e para që hyn në botën e industrisë së modës me një dukje fetare, është tejet sfisuese por edhe e mrekullueshme,” thotë ajo.

Ajo thotë se nuk përfaqëson vetëm gratë me shami, por edhe ato afrikane dhe me ngjyrë. Ajo poashtu thotë se ka tërhequr pas vete dhjetëra vajza të talentuara që prezantojnë mirë produktet e modës, dhe se ka thyer stereotipet se një vajzë me petkun e besimit s’ka çfarë kërkon në këtë industri. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts