Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hakmarrja turke në Idlib: 55 elementë regjimi “e paguajnë” për 5

55 elementë të regjimit janë “neutralizuar” në Idlib, thonë të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë të marra nga burime të ndryshme në këtë enklavë siriane.

Por nuk specifikohet se cilaët janë këta “elementë”.

Një sulm artilerie nga forcat siriane në Idlib të hënën vrau pesë ushtarë turq dhe plagosi po aq.

Forcat e regjimit po kryejnë intensivisht sulme artilerie ndaj forcave të vendosura në rajon që kanë si qëllim parandalimin e konfliktev në Idlib, si dhe sigurimin e kufijve dhe për të parandaluar migrimin e mëtejshëm dhe krizat humanitare – komentojnë mediat e Ankarasë.

Provinca Idlib, e vendosur në veri-perëndim të Sirisë, ka qenë një kështjellë e opozitës dhe grupeve të armatosura kundër regjimit që nga shpërthimi i luftës civile 2011.

Aktualisht është një strehë për të paktën katër milion civilë, përfshirë qindra mijëra persona të zhvendosur, të cilët janë dëbuar nga shtëpitë e tyre prej forcave të regjimit.

Turqia dhe Rusia në shtator 2018 ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë de-përshkallëzimi në të cilën aktet e agresionit janë rreptësisht të ndaluara. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts