HAKMARRJA/ Do bëhej deputet, atentat me bojë-acide “tradhëtarit” të LSI-së, ish-sekretarit të Ilir Metës

Ish-këshilltari Ilir Metës kur ky i fundit qe kryetar Kuvendi, Ralf Gjoni, është sulmuar me bojë sapo ka dalë nga shtëpia e tij, ku më pas do ishte në parlament për të bërë betimin si deputet i ri. Gjoni i përket një tresheje të fundit nga lista e LSI-së, e cila ka pranuar të futet në parlament.

Por ai, në të dalë nga shtëpia është sulmuar me bojë me shiringë, siç ka sqaruar, nga një i ri që i kish “zënë pritë”.

Por boja nuk ka qenë thjesht një poshtëruese momentale, siç në rastin me kryeministrin Rama, i qëlluar nga deputeti Paloka. Sipas shpjegimeve që ka dhënë vetë Gjoni, ajo nuk i del nga fytyra e pos kësaj ka dhe djegie në sy prej përmbajtjes kimike që ka patur.

Sipas tij, padyshim që ky akt është i “porositur nga lart”, duke aluduar për krerë të opozitës e pse jo, të partisë së tij – LSI.

Ky zhvillim i pazakontë, i cili ka formën e një atentati, ndonëse pa pasoja në jetë, ngjan dhe më dramatik pasi është fjala për një ish-të afërt me Ilir Metën e jo një emër dosido. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts