Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hajgare? Walker me Thaçin në krah: të dalë nga Presidenca(!)

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka treguar dhe njëherë papajtueshmërinë e tij me qeverisjen e pasluftës, duke e mishëruar atë me figurën e Hashim Thaçit. Gjysëm me shaka e gjysëm seriozisht, gjithsesi duke ngjarë si hajgare, njeriu që i tregoi botës masakrën e Reçakut, duke e patur në krah Thaçin pas një takimi mes tyre, tha se ai duhet të ikë.

E bëri këtë duke kërkuar formimin sa më parë të qeverisë.

“Mendoj se Kosova ka nevojë për një qeveri të re. Keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur”.

“Jepni këtij njeri një pushim (Presidentit Thaçi). Ai tani është i thinjur”, tha Walker.

“Jam shumë krenar me këtë vend, por edhe kritikoj nganjëherë për gjërat që kanë mundur të shkojnë më mirë. Por, jam shumë krenar me Republikën e Kosovës që është sot”, shtoi ai.

E për ironi, Thaçi shprehu superlativa për Walkerin, njëherësh duke kërkuar dhe ai formimin sa më shpejt të qeverisë.

“Heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore”.

Pas Reçakut, diplomacia botërore u angazhua maksimalisht deri në intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe.

Gjatë këtij takimi me ambasadorin Walker u theksua edhe domosdoshmëria e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, shkroi Thaçi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts