Hajdari godet paktin opozitar: ç’fatalitet politik!

Deputetja Rudina Hajdari, tashmë në rolin e kreut të grupit parlamentar demokrat, e ka quajtur si fatalitet politik qëndrimin e partive opozitare pas paktit mes tyre, për të mos hyrë në zgjedhje me Ramën në krye të qeverisë, kumtuar kjo një ditë më parë.

“Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik.

Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtëpërdrejtë të kësaj gjendjeje”, shprehet politikania rioshe, e faktorizuar së fundi nga mosdjegia e mandatit prej saj.     

“Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, apelon Rudina Hajdari, e hyrë në politikë me emrin të atit hero. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts