Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Guxim deklarativ nga Kombet e Bashkuara: ikja e Trump, liri për mediat!

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Lirinë e Shprehjes, David Kaye akuzoi të hënën Shtëpinë e Bardhë për “sulm të fortë” ndaj mediave dhe paralajmëroi për “efektin Trump” në lirinë e mediave globale.

Në konferencën e tij të fundit zyrtare për shtyp para përfundimit të mandatit të tij 6-vjeçar në fund të muajit, ai shprehu shpresë se “sulmet” ndaj gazetarëve në Shtetet e Bashkuara do të ndalen kur Presidenti Trump të largohet nga presidenca.

“Këto katër vjet kanë shënuar qartë mënyrën se si flet ky president për median, mënyrën se si ai denigron median dhe lirinë e shprehjes,” u tha Kaye gazetarëve në Gjenevë.

Kaye tha se sulmi konsistonte në kritikimin e gazetarëve dhe përhapjen e “dezinformatave”, si dhe partneritetin me mediat konservatore.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment për vlerësimet e Kaye.

I pyetur në lidhje me ndikimin e situatës në lirinë e mediave në botë, Kaye u shpreh se “ka padyshim një efekt Trump, një shumë negativ”, duke shtuar se administrata Trump ka krijuar një kulturë globale në të cilën lejohet një marrëdhënie e tillë.

Vrasja e Jamal Kashoggi

Ai gjithashtu tha që administratat e mëparshme të SHBA kishin qenë më kritike ndaj sulmeve kundër mediave, siç është vrasja e gazetarit saudit Jamal Kashoggi.

Raportuesi i KB shprehu shqetësimin për përkeqësimin e shtypjes qeveritare të mediave gjatë pandemisë COVID-19.

Ai e quajti trendin “shumë shqetësues” dhe tha se po kontribuonte në përhapjen e infeksionit.

“Fatkeqësisht, qeveritë shpesh janë drejtuar në instrumente të vjetra për të parandaluar shpërndarjen e lirë të informacionit nën maskën e përpjekjes për të luftuar dezinformimin,” tha ai, pa përmendur vendet në të cilat i referohet komenti i tij.

Ai ishte gjithashtu kritik ndaj “qasjes shumë shtypëse të Kinës ndaj lirisë së informacionit” dhe bëri thirrje për rezistencë ndaj një qasje të tillë.

“Unë mendoj se sfida e vërtetë për botën demokratike është marrëdhënia me atë që Kina e sheh si qasje të menaxhuar në internet dhe qasjen e saj në lirinë e shprehjes në përgjithësi,” tha Kaye. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts