Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Guvernatori i BSH: Informaliteti do të rrisë kreditimin, po interesat e larta?!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka ndërmarrë një tjetër vendim që nuk ka dhënë efekt prej vitësh: ka ulur sërish normën bazë të interesit.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko tha se aksioni antievazion do të rrisë kreditimin në biznes nga ana e bankave të nivelit të dytë, por realisht bankat kanë një sasi të madhe likuiditeti por i mban shtrënguar pasi interest janë sbhumë të larta dhe në kuptimin e plotë të fjalës janë fajde.

Sejko ka një argument gjithsesi në lidhje me aksionin antievazion.

“Do të ndikojë në ekonomi në përgjithësi, por veçanërisht në dy drejtime  kryesore. Në radhë të parë do të sillte shmangien e dy standardeve në bilancet e kompanive dhe kjo do të bënte që këto kompani të ishin më të mundshme për të marrë kredi nga bankat e nivelit të dytë. Një nga arsyet kryesore që bankat nuk japin kredi është informaliteti. Nëse biznesi nuk pasqyron të ardhurat reale, ka vështirësi për bankat dhe ndikim në vendimmarrjen për kredidhënien. Një formalizim do të rriste kreditimin nga bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër, formaliteti do ndikonte në zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Një nga elementët kryesore që ka ndikuar dhe ndikon në mungesën e këtyre tregjeve është informaliteti i lartë. Nëse kompanitë e mëdha e të vogla do të kishin biznese reale, tregjet do të kishin një mundësi më tepër për zhvillimin e ekonomisë”, tha Sejko.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni për 2015-n të jetë 1.9 përqind, ndërkohë që objektivi prej 3 përqind, parashikohet në vitin 2017. Guvernatori Sejko tha se ka një reduktim me 4.6 përqind të deficitit tregtar, kryesisht nga eksporti i energjisë.

“Të dhënat fiskale të muajit korrik tregojnë një rritje të lehtë të të ardhurave dhe një ngadalësim të shpenzimeve publike. BSH pret vazhdimin e kahut konsolidues të politikës fiskale edhe në dy vitet e ardhshme”, tha Sejko. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts