Auto Dak
Auto Dak

Guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë: Euro, një gabim strategjik!

Guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Gyorgy Matolcsy tha se vendet anëtare të BE-së dhe anëtarët e eurozonës duhet të pranojnë haptazi se euro ishte një gabim strategjik.

Në një koment në Financial Times, ai shkroi se shumë kohë më parë “kërkonte një rrugëdalje nga kurthi i euros”.

Hungaria nuk është anëtare e zonës së euros dhe nuk ka caktuar ende një datë kur dëshiron të anëtarësohet në Zonën e Përbashkët të Aplikimit të Valutave Evropiane.

“U krijua një dogmë e dëmshme që euro është një hap tjetër “normal” drejt bashkimit të Evropës Perëndimore. Miratimi i një monedhe të përbashkët evropiane nuk ishte aspak një gjë normale, sepse pothuajse asnjë parakusht nuk u përmbush për të tillën”, tha Matolcsy.

Ai theksoi se dy dekada pas lëshimit të euros, shumica e premtimeve që erdhën nga Brukseli nuk u përmbushën dhe se në dekadat e ardhshme vendet anëtare të BE-së duhet të lejohen të dilnin nga eurozona nëse dëshirojnë, ndërsa ato që do të mbeten mund të ndërtojnë një monedhë më të qëndrueshme.

Në shkrim theksohej edhe nevoja për të ndryshuar Traktatin e Mastrihtit, i cili, ndër të tjera, përcaktonte kushtet për hyrje në zonën e euros, duke përfshirë një tavan të deficitit buxhetor prej tre përqind të produktit të brendshëm bruto. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts