728 x 90 Leaderboard

Guvernatori i Halepit: Ja pse Esadi, rusët dhe Irani duan të na shfarrosin

“300,000 civilë janë bërë shënjestër e sulmeve intensive të regjimit të Esad-it dhe Rusisë, ndërkohë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë në krahinën veriore të Sirisë”, ka thënë guvernatori i Halepit, Mohamad Fabile.

“Esad, Rusia dhe Irani dëshirojnë një Siri të shpartalluar. Ata vazhdojnë të asgjësojnë qytetin pa asnjë hezitim për të arritur qëllimin e tyre,” theksoi Fabile në një prononcim për gazetën ditore turke, Yeni Şafak.

“Gjatë 10 ditëve të fundit, Halepi është goditur 670 herë, ndërkohë që 300 civilë janë vrarë gjatë këtyre sulmeve. Halepi nuk do të dorëzohet kurrë. Mund të na vrasin, i gjithë qyteti mund të shkatërrohet. Por kurrë nuk do të kërkojmë mëshirë nga Esad”, shton Fabile.

“Egziston një plan që të dorëzohet popullata sunite te ajo alevite. Pra, qëllimi kryesor është që goditja ndaj sunitëve me çdo çmim, deri në përulje e dorëzim”, thotë guvernatori i Halepit.

Fabile tregon se vetëm 7 përqind e popullatës në Siri janë alevitë, dhe 4-5 përqind kurdë, prandaj edhe këto forca kanë për synim që t’i bëjnë këto dy minoritete sovrane.

“Ky konflikt do të ketë ndikim negativ në tërë rajonin, sidomos Turqi. Ngase Turqia është partneri më i sinqertë i cili përkrah integritetin territorial të Sirisë,” shtoi ai.

Halepi është i një rëndësie strategjike për shkak të venndodhjes, vetëm 50 km larg nga territori turk.

Për momentin, pjesa perëndimore e qytetit është duke u kontrolluar nga regjimi i Esadit, ndërsa Shaikh Maksood dhe Ashrafiyah janë të kontrolluar nga terroristët e PYD. Ndërkaq, pjesa lindore kontrollet nga oponentët e moderuar.

Halepi është një prej qyteteve më kritike në të cilën janë zhvilluar përleshje në mes të opozitës së moderuar dhe regjimit të përkrahur nga Irani dhe Rusia.

Lufta e Sirisë, tashmë në vitin e gjashtë, ka marrë jetën e më shumë se 250,000 njerëzve dhe ka zhvendosur gjysmën e popullatës, që llogaritet në më shumë se 11 milion. /tesheshi.com/

 

 

Related posts