728 x 90 Leaderboard

Guardiola lë gjurmë dhe në futbollin anglez me një çmim si trajneri i vitit

Pep Guardiola po korr frytet e suksesit të tij me Mançester Sitin gjatë këtij sezoni.

Spanjolli ia doli që skuadrën e tij ta shpallë kampione të Premier Ligës, e për më tepër me një bilanc fantastik.

Kryesim me një rekord pikësh, 100 të tilla, duke lënë vetëm 14 pikë në 38 ndeshje. 32 fitore, 4 barazime e 2 humbje, me një golavarazh tejet pozitiv, +79, 106 gola të shënuar e vetëm 27 të pësuar!

Pa harruar trofeun e Kupës së Ligës, të siguruar nga Mançester Siti me fitoren 3-0 të shkurtit ndaj Arsenalit.

Spanjolli mori cilësimin si trajneri i vitit në një ceremoni çmimesh të Shoqatës së Trajnerëve të Ligës.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut e fitoi çmimin në rivalitet me pesë kolegë të tjerë, ku spikaste Jurgen Klopp. /tesheshi.com/

Related posts