728 x 90 Leaderboard

Gruevski i shmangej, Zaev pranon duel televiziv me pasaradhësin e tij Mickovski

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me automatizëm i’u përgjigj ftesës së oponentit të tij politik, liderit të VMRO-së, Hristian Mickovski për debat televiziv.

Gatishmërinë e Zaev që të përballet me Mickovskin e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski.

Sipas tij transparenca ndaj opinionit është parim i punës së kryeministrit.

“Zaev vazhdimisht komunikon me opinionin dhe në mënyrë reciproke, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve, por edhe në debate dhe duele. Ai është i gatshëm për duel televiziv dhe i gatshëm që të ballafaqohet me oponentët politik”, deklaroi Boshnjakovski.

Thirrjen për debat me kryeministrin, Mickoski e bëri mbrëmë gjatë mbledhjes së Komitetit Qendror të VMRO-së, ku ndër të tjera u vendos që të mbahen edhe protesta anti-qeveritare.

Ndryshe nga lideri i mëparshëm i VMRO-së, Nikolla Gruevski i cili ikte nga debatet televizive me oponentët, kreu aktual i kësaj partie Mickovski insiston në duel televiziv. /tesheshi.com/

 

 

Related posts