728 x 90 Leaderboard

Gruevski, a po e krimb në borxhe Maqedoninë për të mbajtur me çdo kusht pushtetin?! Të dhënat thonë po!

Vitin e kaluar, borxhi i jashtëm i Maqedonisë është ritur për 734,6 milion euro, duke iu referuar të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë. Po nga këto të dhëna, mësohet se  borxhi bruto në fund të vitit të kaluar ka shënuar shifrat rekorde prej 5 miliardë e 954 milion euro.

Në këto shifra përfshihet dhe borxhi prej 608 milion euro që ka pushteti qendror, pushtetit lokal dhe fondet për sigurim social.

Pavarsisht kësaj, qeveria ka paralajmëruar rritje të ndimës sociale për 10%, rritje të pagave në polici për 10 % , si dhe rritje të stipendioneve për nxënësit dhe studentët, ndërsa te punësimet e reja, shifrat e paralajmëruara janë mijëra.

Këto risi të përkthyera në shifra, kryeministri Gruevski i bëri publike në të ashtuquajturat tubime popullore ditë më parë, që për një pjesë të ekspertëve ekonomikë, hapin dilemën se me cilat para do të financohen këto projekte, ndërsa dyshojnë së në vrullin e krizës politike këto paralajmërime mund të kenë edhe dimensionin politik.

Profesori universitar, Visar Ademi, vlerëson se Gruevski tenton të blejë qetësinë politike, sepse siç thotë ai, masat e reja nuk përkojnë me realitetin teksa kur mungojnë investime të huaja, ndërsa administrata shtetërore edhe ashtu është stërngarkuar :Paratë do të merren me kredi nga Banka Botërore dhe bankat private, si dhe me anë të letrave me vlerë ,të cilën shpesh e bën qeveria, por shqetësuese në këtë situatë është ritja akoma më e madhe e borxhit publik” thotë Ademi.

Ata që ekonominë e kanë profesionë thonë se pa investime të reja nuk mund të ketë punësime të reja, ndërsa rritjet e paplanifikuara të pagave shkaktojnë kaos buxhetor, shprehet ekonomisti Sami Bislimi, duke komentuar edhe paralajmërimet për rritje të ndimës sociale, të pagave në polici, dhe  stipendioneve për nxënësit dhe studentët.

Nuk janë krejtësisht të arsyeshme nëse kemi për bazë ekonominë e vendit. Borxhi publik është në rritje e sipër dhe nëse vazhdon një trend i tillë, kam frikën se mund të hyjmë në fazën e paaftësisë pagesore që do të vendos në pikëpyetje barazpeshën e jashtme të ekonomisë së vendit” , thotë Bislimi.

Përkundër faktit se vendi vuan nga investimet e jashtme, qeveria e Maqedonisë nuk lejon që kompani nga jashtë të blejnë truall në zonat e lira ekonomike. Edhe pse vitin e kaluar miratoi ligj të tillë, ditë më parë e ka anulluar me arsyetim se nuk ka të interesuar.

 

Përgatiti Bekim Laci – /tesheshi.com/

Related posts