Gruaja e Netanjahut shpallet fajtore për shpërdorim fondesh

Gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e ka pranuar fajin që ka bërë keqpërdorim të fondeve publike, gjë për të cilën duhet të paguajë 15 mijë dollarë.

Sara Netanyahu po akuzohet se shpenzoi 99,300 dollarë për ushqime jashtë shtëpisë nga buxheti i shtetit ndërsa deklaroi rrejshëm se nuk kishte kuzhinier në dispozicion në rezidencën e Kryeministrit.

Ajo u akuzua për mashtrim dhe shkelje të besimit vitin e kaluar.

Avokati i saj tha se kjo ishte thjeshtë përpjekje për të rrëzuar nga qeveria bashkëshortin e saj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts