728 x 90 Leaderboard

Grisja e hixhabit të një vajze, çështje dite në Kanada, kryemnistri Trudeau: zemra ime është me ty!

Policia në Toronto po heton një krim të mundshëm urrejtjeje, pasi një vajzë muslimane 11-vjeçare u sulmua nga një njeri, i cili dyshohet se u përpoq të grisë hixhabin dy herë, në rrugën e saj për në shkollë.

Nxënësja e klasës së gjashtë, Khawlah Noman, ishte duke ecur me të vëllanë e saj më të vogël, të premten pranë Shkollës Publike “Pauline Johnson” në kryeqytetin kanadez të Torontos, kur një djalë i ri që mbante gërshërë erdhi nga prapa dhe filloi të griste shaminë e saj, tha viktima.

Vajza u kthye dhe bërtiti, duke e detyruar të dyshuarin të ikte. Por pak pas sulmit të parë, i njëjti person u kthye dhe vazhdoi të griste shaminë e Nomanit, përpara se të largohej.

“Mjerisht, dikush më fyu duke grisur dy herë hixhabin tim”, u tha Noman gazetarëve, e cila nuk ishte lënduar në incident. “U ndjeva me të vërtetë e frikësuar dhe e hutuar, sepse nuk ndihesha mirë që njerëzit po e bëjnë këtë.”

Hixhabi është një shami e veshur nga shumë femra myslimane, që e ndjejnë se është pjesë e fesë së tyre.

Policia e ka përshkruar të dyshuarin si një mashkull aziatik, në të 20-at e tij.

Kryeministri Justin Trudeau e ka dënuar sulmin, së bashku me politikanë të tjerë kanadezë.

“Zemra ime shkon tek vajza e re që u sulmua, për shkak të fesë së saj”, tha ai gjatë një fjalimi në Ontario. “Unë nuk mund të imagjinoj se sa e frikshme duhet të ketë qenë. Dua që ajo dhe familja e saj, miqtë dhe komuniteti i saj të dinë se kjo nuk është ajo çfarë përfaqëson Kanadaja”.

Kryeministri i Onaturës, Kathleen Wynne e quajti sulmin e supozuar një “akt frikacak urrejtjeje, që nuk ka vend” në këtë provincë.

“Kjo nuk paraqet kush jemi ne”, shkroi ajo në Twitter. “Ne duhet të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për këtë vajzë të re, e cila u sulmua thjesht pse kishte veshur një hixhab”.

Që nga viti 2013, krimi i urrejtjes ka shënuar rritje në Kanada. Në 2016, ka pasur 1.409 krime të urrejtjes nga policia, sipas agjencisë kombëtare të statistikave të Kanadasë.

Muslimanët pësuan 139 krime të urrejtjes në 2016 sipas të dhënave të policisë, 20 më pak se në vitin 2015. /tesheshi.com/

 

Related posts