Gripi H3N3 rrezikon të përhapet edhe në Kosovë

Një lloj i ri i gripit, H3N3, mund të përhapet edhe në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK) apelon të qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët, të vaksinohen kundër gripit.

“Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHPK kanë siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit për të rritur dhe 500 doza për fëmijë.

Ne i rekomandojmë popullatën, sidomos ata mbi moshën 65 vjeçare dhe gjithë personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobësuar, se duhet ta marrin patjetër vaksinën kundër gripit sezonal, sepse mbrohen prej gripit të formës më të rëndë, që mund të paraqitet sivjet.

Ne kemi të dhëna që në hemisferën jugore, kur edhe paraqiten rastet e para në pranverë të gripit, është paraqitur një lloj i ri i gripit H3N3, i cili mund të shkaktojë indikacione të rënda. Prandaj, luten qytetarët e kategorive të lartpërmendura të vaksinohen”, ka thënë Naser Ramadani, drejtor i ISHPK. për “Radio Kosovën”. /tesheshi.com/