Griezmann shpall largimin: me shumë dhimbje, lamtumirë Atletico! (video)

Sulmuesi francez Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni, konfirmoi lojtari.

Informacioni u botua gjithashtu nga Ateltico me profilin e saj Twitter.

Griezmann i falënderoi të gjithë për pesë vitet e që kaloi në këtë klub.

“Kam biseduar me trajnerin Simeone dhe zyrtarët e lartë të klubit dhe u thashë se do largohem, pasi dua sfida të reja. Ishte me të vërtetë e vështirë të vendosësh për këtë hap, por besoj se kam nevojë për këtë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët për dashurinë që më dhanë. Unë do ta mbaj këtë klub përgjithmonë në zemrën time dhe përsëri falënderoj të gjithë”, tha Griezmann.

Nuk është një sekret publik që klubi i ri i Griezmann-it do të jetë Barcelona, e cila do paguajë 125 milionë euro për të. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts