Greqia entuziaste për paktin mbi gazin rus

Athina zyrtare tha të martën se shpreson të arrijë së shpejti një marrëveshje me Moskën në lidhje me tubacionet që bëjnë të mundur transportimin e gazit rus në Europë dhe e cila kalon nëpërmjet territorit të Greqisë. Ajo shtoi se ka zhvilluar bisedime që i cilëson si konstruktive me gjigandin rus të gazit Gazprom, ku drejtori ekzekutiv Alexis Miller vizitoi të martën kryeqytetin grek.

Më parë Greqia tregoi interes në lidhje me tubacionet e gazit të përmendura gjatë bisedimeve të mbajtura muajin e kaluar midis kryeministrit grek të Aleksis Tsipras dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë. Ajo kishte shprehur dëshirën që të merrte nga Rusia shuma paradhënie për të bërë pagesat që lidhen me projektin e tubacioneve bazuar në fitimet e ardhshme që do të vjelë Moska nga ky aktivitet.

Presidenti i kompanisë së gazit rus nuk ka bërë ndonjë koment për shtypin mbi temën e pagesave paradhënie pas takimit që pati me Tsipras.

Greqia aktualisht jeton vështirësi të rënda financiare nën dritën e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për një paketë të re ndihme në mënyrë që Athina të përfitojë më shumë ndihmë financiare nga kreditorët e saj.

Mohimi Rus

Rusia kishte mohuar të shtunën e kluar raportet e mediave gjermane, që njoftuan se projekti i tubacionit të gazit mund të gjenerojë në Greqi sasinë prej pesë miliard eurove, një fond ky i mjaftueshëm për të shpëtuar thesarin e vendit që pothuajse është boshatisur.

Ministri i energjisë Grek Panajotis tha për Avazenas se Projekti tubacioneve është në interes të madh për vendin e tij dhe rrallitet ndër prioritetet kryesore.

Pasi Rusia braktisi vitin e kaluar projektin për implementimin e tubacioneve ‘’Rrjedha e Jugut’’ një plan që shërbente për të transportuar gazin e saj në Evropë, aktualisht ajo po kërkon alternativa të tjera me synim zgjerimin e tubacioneve përmes Turqisë dhe duke arritur më vonë në Greqi nëpërmjet Detit të Zi. Dhe kjo në funksion të qëllimit të Moskës për të ndaluar eksportin e gazit të saj nëpërmjet Ukrainës deri në vitin 2019.

Miller tha se projekti i tubacionit me Turqinë mund të arrijnë me anë të bashkimit të kompanive Ruso-Evropiane, duke shtuar se Gazprom do të pompojë 470 miliard metra kub gaz nëpërmjet Greqisë.

Associated Press