Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Greenlanda ndalon alkoolin nga frika e dhunës ndaj fëmijëve

Greenlanda ka ndaluar konsumin e alkoolit në kryeqytetin Nuuk dhe vendbanimet e afërta, në përpjekje për të ulur dhunën ndaj fëmijëve në një kohë kur njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Të gjitha shitjet e pijeve janë të ndaluara dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë në Nuuk dhe dy vendbanimet në afërsi të tij dhe është i vlefshëm deri më 15 prill.

Duke sqaruar këtë veprim, kryeministri Kim Kielsen tha se kriza përhapjen e virusit kërkon një sërë masash.“Por në thelb të vendimit tim është mbrojtja e fëmijëve. Ata duhet të kenë një shtëpi të sigurt,” tha Kielsen.

Greenlanda ka një shkallë të lartë të abuzimit ndaj të miturve, me disa studime që tregojnë se një e treta e të rriturve të sotëm e kanë përjetuar atë gjatë fëmijërisë.

Shumë prej tyre kanë lidhur dhunën (posaçërisht seksuale) ndaj të miturve me alkoolin dhe drogën, ndër të tjera.

Nën ndikimin e alkoolit, njerëzit janë gjithashtu më të pakujdesshëm, gjë që kontribuon në përhapjen e koronavirusit, shpjegoi Kielsen.

Greenlanda është territori autonom i Danimarkës dhe ishulli më i madh në botë.

Rreth 55,000 njerëz jetojnë në të, dhe një e treta e tyre në kryeqytetin Nuuk.

Dhjetë persona në Grendland janë infektuar zyrtarisht nga virusi, por nuk ka humbje jete deri më tani. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com