Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Gratë në të Zeza” të Beogradit: Autorët e Srebrenicës dje, në pushtet sot

Organizata joqeveritare serbe “Gratë në të Zeza” shënoi 25-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës të premten në Sheshin e Republikës së Beogradit.

Rreth 30 anëtare të tyre mbanin nja banderolë ku shkruhej: “Ne kurrë nuk do të harrojmë genocidin në Srebrenicë”.

Pjesëmarrëset ishin veshur me të zeza, me maska në fytyrë, dhe mbanin një lule “Srebrenica”, një simbol i vuajtjes dhe gjenocidit ndaj boshnjakëve në korrik të vitit1995.

Koordinatorja ie organizatës, Stasa Zajoviç, deklaroi se të njëjtët njerëz që ishin në pushtet në 1995 janë në pushtet në Serbi.

Rreth 20 burra u shfaqën pranë tubimit duke bërtitur se “Srebrenica nuk është genocid”, si dhe emrat e të dënuarve të Hagës, ish-Presidenti i entitetit të Republikës Srpska gjatë kohës së luftës, Radovan Karadziç dhe komandanti i ushtrisë së RS, Ratko Mladiç. Policia e mbajti grupin në një distancë nga “Gratë në të Zeza”.

Më shumë se tetë mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në genocidin e Srebrenicës, dhe deri më tani mbetjet e rreth 6.600 viktimave janë gjetur dhe varrosur në Potoçari.

Megjithë aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare të KB për Krimet e Luftës, e cila vendosi për ta quajtur “genocid” atë ndodhi në Srebrenica, udhëheqja ushtarake dhe politike e entitetit të sotëm boshnjak Republika Srpska dhe Serbia fqinje ende mohojnë genocidin.

Zyrtarë të shumtë botërorë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të KB Antonio Guterres, thonë se mohimi i gjenocidit të Srebrenicës në botën e civilizuar duhet të ndalet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts