728 x 90 Leaderboard

Granit Xhaka përsërit vetveten: një tjetër predhë e tij përfundon në rrjetë (video)

I akuzuar shpesh këto vitet e fundit për blerje të të gabuara, Arsene Venger duket se ka qëlluar në shenjë kur ka vendosur ta marrë Granit Xhakën te “topçinjtë”.

Xhaka ka shënuar dy gola të jashtëzakonshëm në pak ditë për Arsenal-in.

Të shtunën, më 17 shtator, në Premier League,  ai do të realizonte golin e katërt për skuadrën e tij në përballjen Hull City – Arsenal, të përfunduar 1-4. Ishte ky goli i tij i parë me skuadrën e re.

Të martën në mbrëmje, në sfidën Nottingham Forest – Arsenal, të vlefshme për Kupën e Ligës, apo ndryshe, EFL Cup-in, ai shënon të parin gol për ekipin e tij në fitoren 0-4.

Një gol thuajse i njëjtë me atë të shtunës. Një goditje nga jashtë zonës, në një largësi të konsiderueshme, të cilën portieri nuk është në gjendje ta neutralizojë. /tesheshi.com/

Related posts