728 x 90 Leaderboard

Gramoz Ruçi, “interpelancë” me studentë kosovarë për reformën në drejtësi: si po flasin me vete gjykatës e prokurorë

Studentë kosovarë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë vizituar parlamentin shqiptar, duke marrë prej kreut të tij, Gramoz Ruçi, kumtin e efekteve të para të reformës në drejtësi.

“Efekti i parë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur të pyesin veten, janë apo s’janë për prokurorë. Efekti i dytë, 17 gjyqtarë dhe prokurorë deri më sot kanë deklaruar që refuzojnë t’i nënshtrohen vetingut.

Kjo është me sanksion: nuk kalojnë në Vetting, por për 15 vjet nuk kanë të drejtë të punojnë në organet e drejtësisë. Ka pasur kërkesa të tilla, që nga ish-prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

E treta, është që organet e veting-ut po punojnë dhe ne presim rezultate pas përfundimit të këtij procesi, që do të zhvillojnë për gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha Ruçi para studentëve. /tesheshi.com/

 

Related posts