728 x 90 Leaderboard

Grafite me urrejtje etnike ndyjnë Restelicën, fshatin goran në Kosovë

Restelica është ndër ata fshatra në zonën e Dragashit në Kosovë, që pak vite më parë u bë e njohur nga një tragjedi orteku. Në kulmin e një dimri të acartë, një familje u shua nën dëborë, ku shpëtoi vetëm një fëmijë i mitur nga herozimi i imamit të fshatit, Amsera 5 vjeçe.

Ndërsa sot, fshati romantik mes malesh, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është ndyrë nga grafite me përmbajtjeje të urrejtjes etnike. Ato kanë qenë të shkruara në gjuhën serbe dhe policia po heton rastin e pazakontë.

Restelica banohet nga popullsi gorane, ku sipas një versioni historik janë serbë të islamizuar, më pas dhe të shqiptarizuar, sic në zonën e Shishtavecit në Kukës, me fshatrat Novosejë, Zapod, Topojan, nga është dhe deputeti Flamur Noka.

Beogradi herëherës tenton t’i ngacmojë në ndjenja nacionale, dhe rasti i grafiteve shihet si i tillë. /tesheshi.com/

Related posts