Grafite me portretin e Oliver Ivanoviçit në qytete të Kosovës dhe Serbisë

Në 3-mujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, në dy qytete të Kosovës dhe në tri qytete të Serbisë kanë gdhirë grafite me portretin e tij dhe me mbishkrimin Oliver.

Grafitet në Kosovë janë vërejtur në Prishtinë e Mitrovicë, ndërsa në Serbi në Nish, Krushevc dhe Kralevë.

Ato janë vendosur në mure, trotuare dhe institucione.

Iniciativa Qytetare (SDP) ka përkujtuar se kanë kaluar tre muaj nga vrasja e tij liderit ë saj dhe se hetimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Kjo iniciativë nesër do të fillojë aksionin që zona për këmbësorë në rrugën Sutjeska, ku është vrarë ai, në të cilën është vrarë Ivanoviç të marrë emrin e tij. /tesheshi.com/

Related posts