728 x 90 Leaderboard

Grabitja e 2 milion eurove: a e kishin vënë rripin e sigurimit autorët dhe pse nuk u shkrehu arma policëve

Është e treta herë që vidhen në mes të ditës paratë e një bankes. Pikërisht kur thasët me to dërgohen për transferim në Rinas.

Është e treta herë që vidhen shuma të mëdha parash nga thuajse e njëjta dorë, siç thotë dhe gazetari Artan Hoxha.

Grabitja ndodhi për 3 minuta e 20 sekonda në mënyrë spektakolare!

Grabitësit përplasën blindin e policisë private, qëlluan me plumba normal kallashi, gomat u shpuan dhe xhamat u thyen.

Si ka mundësi? Çfarë makine  e blinduar është ajo?

Më pas policët privatë që ishin jo pak por pesë, që janë me ligj punonjës poloicie me të gjitha atributet, vetëm se nuk bëjnë hetime e arrestime, por mbrojnë objekte, nuk e mbrojtën mjetin por e dorëzuan. Ishin 2 milionë euro.

Kush është fajtori?! Ministri i Brendshëm tha dje se bankat do të vidhen sa kohë që policiët privatë nuk do të paguanin rrogat dhe nuk do të mirëpaguanin policët.

Por kjo është njëra anë. Si ka mundësi që rruga më e rëndësishme në vend, ajo që lidh Tiranën me aeroportin e Rinasit, nuk ruhet nga policia pas dy grabitjeve të mëdha.

Si ka mundësi që në ditë të zakonshme, afër vendit të grabitjes, tek mbikalimi në Qafë-Kashar ndodhet sistematikisht nje postobllok policie, ndërsa sot dhe herët e tjera të gravitjeve ta ngjashme nuk është ndodhur aty. Ose nëse ndodhet, pse nuk ndihet?

Janë disa pikpyetje që shtrohen por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Duket se grabitësit arrijnë të parashikojnë gjithçka deri në detaje, me një planifikim preciz, e që askush nuk mund t’jua prish planin deri në finalizimin perfekt. Realizojnë vjedhje në kohë marramendëse ddhe nuk ka asgjë që i pengon dhe më pas largohen në drejtim të paditur.

Nëse do të ishim në ndonjë sistem diktatorial si ai i Enverit do të kishim dënime shembullore, ndoshta dhe të padrejta në radhë zyrtarësh, pa llogaritur që autorët do përfundonin në panga punë orësh.

Kanë ndodhur tre grabitje dhe askush nuk ka marrë përgjegjësitë. Të paktën dorëheqje. Në rrjetet sociale, në të gjitha grabitjet përhapen teori se dihet gjithçka, kush i bëri, ku do të shkojnë paratë dhe se si do të përdoren.

Për zgjedhje po thonë, po po, për t’i shpërndarë në popull.

Të paktën ministri i Brendshëm, por edhe Kryeministri jo vetëm duhet të flasin por duhet ta gdhijnë sonte për t’i kapur grabitësit, për t’ju lehtësuar ankthin njerëzve dhe për t’i përgënjeshtruar hamendjet dhe bindjet e tyre kobzeza.

Ndryshe i jep zemër edhe bandave të tjera, si dhe në fakt iu kanë dhënë. T’i lënë dokrat me policinë si institucioni më i besuar. I ngjan çmimit ndërkombëtar të ushqimit më të mirë, marrë nga Shqipëria në fund të viteve ’90 në Meksikë.

Kjo që po ndodh më paratë e bankave as në 97-ën nuk ka ndodhur. Atëherë nuk kishte polici private. Ishte vetëm ajo e shtetit dhe sa bëri sa mundi në ato kushte.

Privatët, me armë që nuk i përdorin nuk i hyjnë në punë askujt. Kujtoni policin e hyrjës së bankës në rastin e vrasjes së Artan Santos, ndonëse ngjashëm me të u fsheh dhe një i rendit a rrugore që qëlloi afër.

Edhe njëherë: ata janë policë, ndonëse kanë zgjedhur të punojnënë privat. Dhe nuk ka gjasë që një grup grabitësisht të shtrijë barkazi 5 policë, pa u shtënë asnjë plumb prej këtyre të fundit, qoftë dhe për burrni momenti.

Por ka dhe një paradoks tjetër paq ulëritës në gjithë këtë mesele. Policia këto ditë, siç dhe kohët e fundit, është angazhuar në aksionin e madh për rripin e sigurimit. Ministri Tahiriu përbetua para pak ditësh se “kjo betejë do fitohej me patjetër”. Pra, rripi i sigurimit na shfaqet si emergjencë kombëtare më tepër se krimi që bën kërdinë çdo ditë.

Duke përkthyer në realitet këtë vizion së prapthi të policisë, pak rëndësi ka grabitja, lloji dhe mënyra e saj; çështja është nëse autorët e kanë vënë rripin e sigurimit, para dhe pas grabitjes.                  /tesheshi.com/

 

Related posts