728 x 90 Leaderboard

Gorbaçov, thirrje për parandalimin e një gare të re armatimi

Ish-Presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov tha se duhet të bëhen përpjekje urgjente për të parandaluar një garë të re armatimi.

Gorbaçov, sot 87 vjeç, u tha gazetarëve se Moska dhe Uashingtoni duhet të përqendrohen në ngushtimin e hendekut dhe përmirësimit të marrëdhënieve, të cilat, siç theksoi ai, janë çështja më e rëndësishme në botë.

“Unë shpresoj se gara armëve mund të ndalet dhe se ne mund të kryejmë çarmatimin bërthamor”, tha Gorbaçov pas premierës së regjisorit gjerman Ëerner Herzog rreth bisedave që ai dikur kishte me ish-presidentit amerikan Ronald Regan.

Ai dhe Reagan në vitin 1987 nënshkruan një marrëveshje për forcat bërthamore – INF, i cili parashikon shkatërrimin dhe një ndalim në prodhimin e raketave balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme, por nga e cila Presidenti Trump njoftoi tërheqjen e tij.

Gorbaçov e ka dënuar kohët e fundit këtë vendim i cili ndihmoi për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë, duke shtuar se vendimi për të njoftuar një garë të re armësh, rrit rrezikun e shpërthimit të një konflikti bërthamor.

Në një kolonë për Neë York Times, Gorbaçovi paralajmëroi se ky veprim i SHBA përfaqëson “një kërcënim serioz për paqen”, duke shtuar se ai ende shpreson se situata do të ndryshojë me anë të negociatave. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts