728 x 90 Leaderboard

Goli i Mesut Ozilit në Champions: sensacional dhe mes më të bukurve (video)

Mesut Ozil shënoi në minutën e 87-të në sfidën e Arsenalit në Bullgari ndaj Ludogorecit të martën në mbrëmje. “Topçinjtë” fituan 2-3 dhe siguruan kalimin për në fazën tjetër të aktivitetit.

Portali sportiv goal.com e rendit atë si një ndër golat më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

“Fituesi i Kupës së Botës shënoi një gol sensacional në Bullgari, që nuk krahasohet me asgjë tjetër,” thuhet në një analizë të këtij goli.

“Nganjëherë, kur shënohet një gol i bukur, ngjan në pamje të parë si logjik. Rrugëtimi i topit drejt portës është i pandërprerë në kohë reale; ai lëviz nga këmbët e shënuesit te rrjeta. Vetëm kur e shihni atë në mënyrë të përsëritur ju e kuptoni rrezikshmërinë e situatës dhe çmoni se diçka mund të kishte shkuar keq e ta ndërpriste atë rrugëtim,” lexohet në shënimin e goal.com.

Portali bën një krahasim stili mes golit të Ozilit dhe një të Maradonës në çerekfinalet e Kupës së Botës në Meksikë më 1986, ndaj Anglisë, e një goli të francezit Henri ndaj Man. Junajtedit në vitin 2000, kur ai luante për Arsenalin.

Dhe goal.com e mbyll kështu: “Ndonëse Mesut Ozil merr goxha kritika, ka pak lojtarë në botë që mund ta luajnë llojin e futbollit të tij.” /tesheshi.com/

 

Related posts