Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Golat” e pandëprerë të Corona-s UEFA: Të gjitha ndeshjet shtyhen pa afat…edhe Europiani

Unioni i Futbollit Evropian (UEFA) ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet deri në njoftimin e mëtutjeshëm.

Fillimisht u njoftua që finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League do të luheshin në korrik dhe gusht, me ndeshjet e Europianit në gjysmën e dytë të vitit.

“Pas videokonferencës së sotme me sekretarët e përgjithshëm të të gjithë 55 federatave anëtare të UEFA-s, dhe rekomandimet e bëra nga grupet e punës të formuara më 17 mars, Bordi Ekzekutiv i UEFA mori një seri vendimesh, natyrisht të diktuara nga pandeminë e virusit COVID-19”, sipas një deklarate.

Për shkak të pasigurisë në rritje që është shfaqur si rezultat i avancimit të pandemisë, Bordi Ekzekutiv ka vendosur gjithashtu të pezullojë dispozitat e licencimit të klubeve në lidhje me përgatitjen dhe vlerësimin e informacionit financiar të ardhshëm. /tesheshi.com/

 

Ky vendim është i vlefshëm vetëm për pjesëmarrjen në garat e klubeve të UEFA-s në sezonin 2020/21.

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com