Goglat tekanjoze të Champions-it: finale e parakohshme Real-Bajern

Goglat kanë vënë përballë dy “big”-ët e futbollit europian në gjysëmfinalen e Champions, Real e Bajern, duke e bërë këtë një finale të parakohshme.

Nga ana tjetër, Roma e Liverpul do kenë një përballje për të synuar finalen e madhe, ku secila prej tyre nëse e arrin, do ndihej e privilegjuar pasi ka mundur të shmangë Realin dhe Bajernin.

Përballjet e para do të jenë më 24 e 25 prill, për t’u pasuar nga ndeshjet e kthimit më 1 dhe 2 maj.

Ndërsa finalja e madhe do të luhet më 26 maj në “NSC Olimpiyskyi” të Kievit në Ukrainë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts