728 x 90 Leaderboard

Goditja që Albin Kurti u dha kundërshtarëve në plaltformën e rikandidimit: si (nuk)duhet të jetë një vetëvendosës

Nga Blendi Gashi

Albin Kurti, në prezantimin për platformën për kryetar të Vetëvendosjes, nga të dorëhequrit përmendi vetëm emrin e ish-kryevetëvendosësit Visar Ymeri, duke e lënë të hapur bashkëpunimin me të, nëse nuk merr ndonjë rrugë tjetër.

Por Kurti edhe pse nuk përmendi për asnjë moment emrin e Daradan Molliqaj, ish-sekretar i VV-së, me kritikat që dha për mënyrën se si ka funksionuar Sektretariati i partisë, si janë menaxhuar financat dhe si duhet të jetë aktivisti i vërtetë i Lëvizjes, la të kuptohet se aludon në “armikun” e tij më të madh, pra Molliqajn, që haptas doli kundër që Albini të kthehet në kryevetëvendosës.

Kurti e shprehur qartë se ka qenë i pakënaqur me mënyrën si ka funksionuar Sekretariati i partisë, për çka përmendi pabarazinë në paga, marrjen e vendimeve krye në vete, për çka tha se nuk do të ndodh më gjatë udhëheqjes së tij.

Asnjë detyrë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk duhet parë si privilegj apo si pozitë, qoftë ajo detyra e kryetarit, sekretarit a deputetit, por po ashtu asnjë detyrë nuk duhet parë si përulje, qoftë ajo detyra e recepsionistit apo vozitësit. Do të synohet që në Lëvizjen VETËVENDOSJE! të mos ketë hendek të madh pagash, dhe që paga më e ulët për kohë të plotë të jetë jo më pak se një e treta e pagës më të lartë (që është ajo e kryetarit, deputetëve, sekretarit). Kryesia, Grupi Parlamentar dhe Sekretariati i Përgjithshëm duhet ta rrisin shumë ndjeshmërinë për ndjeshmërinë e aktivistëve nga Qendrat ndaj pabarazive të brendshme”.

 “Pozitat e larta në Lëvizje, siç janë ajo e Kryetarit, Nënkryetarit, Sekretarit Organizativ, Deputetit etj. do të jenë të rregulluara në mënyrë strikte sipas rregullores dhe statutit, që të kenë sa më shpesh vendimmarrje kolegjiale e të kontrolluar prej forumeve si Këshilli i Përgjithshëm e Kryesia, e sa më rrallë vendimmarrje individuale, mundësisht vetëm në raste urgjente e në raste të administrimit të punëve të përditshme, sipas parashikimit. Kompetencat vendimmarrëse politike e organizative, duhet të jenë gjithnjë e më shumë të forumeve kolektive. Nuk na duhen pushtete të forta as brenda në Lëvizje, as jashtë saj”, tha Kurti.

Pastërtia e një aktivisti…

Kurti foli edhe për atë se si duhet të jetë një aktivist i VV-së, konkretisht për pastërtinë që duhet ta ketë dhe si nuk guxon të pasurohet materialisht.

Megjithatë sërish nuk përmendi asnjë emër, pra nuk tregoi se kush u bë më i pasur pasi u bë vetëvendosës. Këtu, përveç për Molliqajn, mund të ketë menduar edhe për ndonjë prej zyrtarëve të dorëhequr.

Duhet ta ruajmë pastërtinë, por mos ta kuptojmë atë si qëllim në vetvete. Nëse e shohim pastërtinë në atë aspekt bëhemi egoistë, dashurohemi në vetvete. Pra, ne i duam parimet jo pse janë parime por pse besojmë që na çojnë te qëllime të vlefshme e rezultate të dobishme. Të përpiqesh ta ruash Lëvizjen VETËVENDOSJE! në njëfarë parimësie të ngurtë të saj, do të thotë t’i tradhëtosh qëllimet e saj. Ne i besojmë vetes tonë, ne i besojmë vetvetes. Ne kemi bërë kompromise taktike për të ecur drejt qëllimit tonë e jo kompromise me parimet për përfitime individuale.
Nga aktivizmi nuk guxon të pasurohesh materialisht pavarësisht mundësive e shanseve. Përderisa je në politikë, nuk duhet të jesh më i pasur sesa kur nuk ishe në politikë. Pra, është e domosdoshme që pasuria e politikanëve të Lëvizjes të mos rritet me kalimin e kohës. Madje është e preferueshme që të bëhesh më i varfër duke qenë në politikë. Por, kurrsesi më i pasur
”, tha ai.

“Me kënd duhet të shoqërohet aktivisti i VV-së”

Kurti, poashtu tregoi edhe me kënd duhet të shoqërohet aktivisti i Vetëvendosjes, çka nënkutpon se nuk i ka pëlqyr se si e kanë shpenzuar kohën disa prej tyre në të kaluarën.

Për më tepër la të kuptohet se disa prej vetëvendosësve më shumë kanë harxhuar kohë me njerëz, siç deklaroi të regjimit, e që VV dihet se njerëzit e tillë i quan ata që janë në pushtet.

Aktivistët nuk guxojnë të shpenzojnë më shumë kohë me njerëzit e regjimit sesa me njëri-tjetrin, dhe, nuk guxojnë të shpenzojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin sesa me popullin. Ne duhet të merremi shumë më tepër ME qytetarët e paorganizuar sesa KUNDËR njerëzve të regjimit. Lëvizja duhet t’i udhëheqë njerëzit duke i bindur dhe duke dhënë shembuj. Brenda organizatës, udhëheqësi nuk është ai që duhet ta ndjekim, por ai që i shërben dhe i ndihmon më së shumti organizatës e grupit për t’i realizuar qëllimet”, tha Kurti. /tesheshi.com/

 

Related posts