728 x 90 Leaderboard

Goditet mafia belgo-serbe e futbollit, dhjetra arrestime

Me dhjetra shtetas në Belgjikë dhe Serbi, përfshirë edhe trajnerin e FC Brugge, dy gjyqtarë belgë futbollit dhe disa menaxherë klubesh në Belgjikë, u arrestuan me akuzat për mashtrimet në transferimet e lojtarëve në klubet e futbollit Club Brugge, Anderlecht, Lokeren, Ghent dhe të tjera.

Zyra e prokurorisë federale tha se 44 bastisje u kryhen në Belgjikë dhe 13 në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Arrestimet u kryen në kuadër të një operacioni të përbashkët nga ana e Prokurorisë serbe për krimin e organizuar, në bashkëpunim me agjencitë e Inteligjencës belge, frënge, luksemburgase, maqedonase dhe autoriteteve gjyqësore malazeze.

Siç u tha, Prokuroria serbe ka patur në hetim 10 klube futbolli në Belgjikë, pasi dyshohet se eksponentë serbë pastronin para në në klubet e kampionatit belg. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts