728 x 90 Leaderboard

Gjyshi me tabiat fëmije: 11 celularë në biçikletë për të luajtur Pokemon Go

Chen San-yuan, ky gjysh 70-vjeçar nga Tajvani, ka instaluar në biçikletën e tij 11 telefona për të qenë sa më shumë në realitetin virtual të lojës popullore online pokemon. Ai ka një plan të blejnë katër telefona celularë shtesë, pikërisht për këtë zell fëminor.

I mbiquajtur Xha Pokemon, ai mësoi lojën nga nipi i tij. Sot ai mund të luajë për 20 orë, përpara se bateritë të shpenzohen, dhe këtë e bën duke ecur me qindra kilometra në muaj me biçikletë.

Ai përdor karikuesit portative për celularët dhe në rrugët e Taipeit mund të shihet në përpjekje për të kapur një Pokemon, ku ai tashmë është bëë shumë popullor.

Tifozët e kësaj loje e kanë zgjedhur atë si një ikonë të re.

Ai zbuloi gjithashtu se në sajë të lojës fitoi miq të rinj, deri në atë masë sa kjo ta ndihmon të luftojë Alzheimerin, sëmundje nga e cila vuan.

Loja Pokemon Go nisi në 2016-ën, për t’u bërë shumë shpejt si loja më popullore në botë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts