Gjykimi ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve: pse mungoi Kadri Veseli?

Edhe pse është njeriu që më së miri mund ta ketë parë se kush ka hedhur gaz lotsjellës nga opozita në kohën e seancave të tymit, kryekuvendari Kadri Veseli nuk ka marrë mundin të marrë rrugën deri në gjykatë në seancën gjyqësore e cila po vazhdon sot ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, duke injoruar kështu thirrjen e organeve të drejtësisë edhe pse në vazhdimësi thërret se duhet respektuar ato.

Njëjtë si Veseli ka vepruar edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj i cili nuk është paraqitur në gjykatë. Por kolegu i Zemajt nga LDK, deputeti i LDK-së Naser Osmani ka dëshmuar me ç’rast nuk ka përmendur emra se kush ka hedhur gaz lotsjellës.

“Individualisht s’e di se kush e ka hedhur nuk më kujtohet por gazi lotsjellës është hedhur nga opozita”, tha ai. Dëshminë e tij gjatë ditës do ta jep edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu. /tesheshi.com/