728 x 90 Leaderboard

Gjumi i fëmijëve dhe metoda “kriminale” Estevill

Metoda Estevill, vazhdon ende të përdoret nëpër botë dhe shumë e konsiderojnë si një mënyrë të dobishme për të vënë fëmijët në gjumë. Në fakt kjo metodë nuk ka baza shkencore madje është rezultuar e dëmshme për shëndetin mendor të fëmijëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për pediatrin spanjoll i cili shpiku një mënyrë të leverdisshme për prindërit se si të vënë në gjumë fëmijët. Në vitin 1996 publikoi dhe një libër i cili u kthye shumë shpejt në bestsellet. Sipas librit kjo “guide” ka rezultuar efikase në 96 për qind të rasteve.

Metoda këshillon që të lihet fëmija vetëm në dhomën e tij që i porsalindur deri në 3 muajsh sepse duhet të mësojë të flejë sipas mënyrave të veta dhe absolutisht nuk duhet marrë në krah, përkëdhelur, tundur aq më tëpër vënë në gji në mënyrë që të mos bashkangjitet gjumi më një aktivitet tjetër duke u kthyer në varësi.

Qëllimi kryesor i kësaj metode është që fëmija të bëhet sa më i pavarur që prindërit të jenë më të lirë për të kryer punët e tyre. /tesheshi.com/

Related posts