Gjukanoviç, president që në raundin e parë: ja rrugëtimi i tij politik i pazakontë

Milo Gjukanoviç ka arritur të fitojë që në raundin e parë, duke pasur mundësinë që të shpallet që nesër President i ri i Malit të Zi.

Sipas rezultateve zyrtare që dha televizioni shtetëror i Malit të Zi, Gjukanoviç ka marrë 55.9% të votave.

Rivali i tij kryesor, ekonomisti filorus Mladen Bojaniç ka marrë vetëm 34 për qind. Ky rezultat nuk është gje tjetër por motamo rezultati i referendumit për pavarësinë e Malit të Zit ë vitit 2006.

Për Gjukanoviç kanë votuar edhe shqiptarët.

Në pushtet prej 27 vitesh, herë si kryeministër e herë si president, i pasur po ashtu, ai është njeriu që udhëhoqi fushatën e suksesshme të Malit të Zi për Pavarësinë.

U zgjodh kryeministër për të parën herë në ditëlindjen e tij të 29-të, në vitin 1991, dhe është i vetmi udhëheqës i një ish-republike jugosllave që ka mbijetuar në krye që prej shpërbërjes së Federatës së vjetër.

Ish-drejtues i Rinisë komuniste të Malit të Zi kur Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina shpallën pavarësinë në vitet ’91-’92, Gjukanoviç mbështeti vendimin e Malit të Zi për të qëndruar bashkë me Serbinë në Federatën jugosllave, tashmë shumë të reduktuar.

U desh të pritej deri në vitin 1997 që ai të distancohej me regjimin e Millosheviçit, kur kreu deri më atëherë i pathyeshëm, por tani i dobësuar, po përpiqej të anulonte fitoret e kundërshtarëve të tij në zgjedhjet lokale në Serbi.

Po atë vit, ai siguroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi dhe nisi punën për më shumë autonomi.

Gjatë sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavi, si pasojë e raprezaljes së Milosheviçit mbi Kosovën, ai deklaroi se Mali i Zi nuk ishte palë në konflikt.

Pikërisht ky qëndrim i dha mbështetjen e madhe financiare nga BE-ja dhe SHBA-të.

Pavarësisht se shpeshherë është vënë në shënjestër të akuzave për korrupsion, në vendin me vetëm 600 mijë banorë, ai vetëm fiton.

Kjo ka edhe një arsye mëse të qartë: përballë si opozitë, nuk ka një alternativë politike por nacionale dhe gjeopolitike. Kundërshtarë të tij janë serbët filorusë që nuk e duan Malin e Zi në NATO. /tesheshi.com/

 

Related posts