728 x 90 Leaderboard

Gjuha vete ku dhemb dhëmbi, Basha: Me Ramën-kryeministër, jo reformë drejtësi!

Kreu demokrat Basha ka bërë së fundi një përbetim, atë që e shprehu konkretish “nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër”. Por nuk dihet realisht se në ç’kontekst e ka thënë, nëse reforma nuk do zbatohet se e pengon Rama, apo nëse me të kryeministër, opozita nuk do angazhohet për refomën.

Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qëndror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve”, tha Basha nga Lushnja.

Basha ftoi për pjesëmarrje në protestat që nisin më 27 janar, ku siç tha do ketë forma kryengritëse për rrëzimin e Ramës. /tesheshi.com/

 

 

Related posts