Gjithçka që ju duhet për të pregatitur kabuni me rrush të thatë

E lehtë për tu përgatitur dhe me një shije speciale: Kabuni me rrush të thatë është propozimi ynë për sot. Receta e mëposhtme do ju ndihmojë ta përgatisni:

Përbërësit:

200 gramë oriz

400 ml ujë

100 gramë sheqer

2 lugë gjelle vaj ulliri

pak kripë

½ lugë kafe me kanellë

½ lugë çaji me karafil

100 gramë rrush të thatë

50 gramë gjalpë

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj dhe gjalpë skuqim orizin derisa të marrë ngjyrë. I shtojmë 3 gota ujë. Më pas i shtojmë kanellën, kripën, karafilin dhe e lëmë të ziejë derisa ta pijë tërë ujin. I shtojmë sheqerin dhe e lëmë derisa të shkrijë plotësisht. Në fund i shtojmë edhe rrushin e thatë. Kabuninë mund ta shërbeni me disa forma specifike. Mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës./tesheshi.com/

Related posts