Auto Dak
Auto Dak

Gjinushi, rikthim si matematicien: merr kreun Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi, një matematicien me teoremë të personalizuar, pra që mban emrin e tij, u zgjodh kreu i ri Akademisë së Shkencave.

I ardhur nga politika, ai e kundërshtoi këtë fakt.

“Meqenëse ka ndonjë rezervë se une vi nga politika, e vërteta është ndryshe. Unë edhe minister edhe akademik jam bërë nga matematika dhe jo e kundërta. Qëllimi nuk është politizimi i akademisë, por akademizimi i politikës”, tha Gjinushi.

Ish-ministër Arsimi në kohën e shpërthimit të lëvizjes studentore, Gjinushi mbajti një qëndrim politik të distancuar aso kohe, ku më pas themeloi Partinë Socialdemokrate, fillimisht aleate me PD-në, e më pas kaluar te e majta në aleancë me PS-së, derisa u shua si sigël.

Akademik Artan Fuga, një kundërshtar i Gjinushit, e quajti procesin zgjedhor farsë duke shtuar se shpresonte që presidenti mos ta miratonte kryetarin e Akademisë së Shkencave.

“Unë ende shpresoj se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta që e ka në kompetencë ekskluzive ligjore miratimin ose jo të kryetarit të Akademisë të Shkencave, nuk do ta miratojë këtë farsë elektorale dhe as rezultatin e saj”, shkroi Fuga në rrjete.

Por Gjinushi nuk beson se kjo do të ndodhë:

“Absolutisht jo. Zoti Meta i njeh shumë mirë institucionet plus që edhe marrëdhëniet personale nuk jane të tilla që nuk i dimë se ku i takon vendi njëri-tjetrit”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts