Gjilan, konfiskohen 100 lloje barnash: ishin me pullën e Serbisë, jo të Kosovës…

Në një farmaci në Gjilan janë konfiskuar një sasi barnash, nga rreth 100 lloje të tyre.

Sipas policisë, barnat e sekuestruara ishin pa pullën e Kosovës, por me atë të Serbisë.

Konfiskimi i barnave është bërë nga inspektorë AKPM-Prishtinë (Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale) dhe në bashkëpunim me policë nga Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtejshme nga policia. /tesheshi.com/