Auto Dak
Auto Dak

Gjibraltari refuzon SHBA-të, liron cisternën iraniane

Gjibraltari ka liruar një cisternë iraniane që ishte bllokuar aty muajin e kaluar, nën dyshimin e shkeljes së sanksioneve ndaj Iranit. Pavarësisht kërkesës amerikane për të mos e liruar, Territori i Mbretërisë së Bashkuar mori garanci me shkrim nga Irani se anija nuk do të lëshonte ngarkesat e saj në Siri.

Anija Grace 1, që mbante naftë iraniane, u ndalua nga Marina Mbretërore në 4 korrik, duke pasuar një grindje të keqe me Teheranin.

Cisterna doli  jashtë Gjibraltarit mbrëmë, por sipas Reuters, ajo ishte kthyer sërish ne port për shkak të rrymave të forta të detit.

Gjibraltari është një ekstra-territor i Mbretërisë së Bashkuar në kufirin jugore të Spanjës. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se i takon Gjibraltarit të vendosë se çfarë të bëjë dhe gjykata tha se po kërkonte të “mos-përshkallëzonte” situatën me Iranin.

Veprimi vjen mes tensioneve në rritje midis Perëndimit dhe Iranit pasi SHBA vitin e kaluar u tërhoq nga traktati bërthamor i vitit 2015. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts