Auto Dak
Auto Dak

INCIDENTET/ Gjermani: javë e trazuar për xhamitë nuk gjejnë qetësi nga kërcënimet

Të paktën tre xhami në të gjithë Gjermaninë morën të enjten kërcënime me e-mail, duke bërë që zyrtarët të evakuojnë ndërtesat dhe të rrisin masat e sigurisë.

Dy xhami në shtetin jugor të Bavarisë u evakuuan pasi punonjësit e tyre morën e-mail nga një grup i ekstremit të djathtë i cili kërcënoi të eliminonte muslimanët, nëse nuk lirohen nga burgu aktivistët e tyre.

Policia kontrolloi xhamitë në Pasing dhe Freiman, por nuk gjeti asgjë të dyshimtë.

Një tjetër xhami në qytetin veriperëndimor të Iserlohn gjithashtu mori një e-mail të ngjashëm të enjten, i cili pretendonte se eksplozivët ishin vendosur brenda në ndërtesë.

Ndërsa xhamia më e madhe e Gjermanisë, ajo e Këlnit, morri gjithashtu një kërcënim me bombë të martën.

Gjermania vazhdon ta ketë problem rritjen e islamofobisë vitet e fundit, si pasojë e propagandës së partive të ekstremit të djathtë.

Më shumë se 100 xhami dhe institucione fetare u sulmuan në vitin 2018.

Policia regjistroi 813 krime të urrejtjes kundër myslimanëve vitin e kaluar, duke përfshirë fyerje, letra kërcënuese dhe sulme fizike. Të paktën 54 muslimanë u plagosën në incidente të ndryshe gjatë vitit të kaluar.

Gjermania, një vend me mbi 81 milion banorë, ka popullatën e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore, menjëherë pas Francës. Në mesin e rreth 4.7 milionë muslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.

auto pjese dak

Related posts